Ukrainasit presin deri në 15 orë për të kaluar kufirin

Ndërsa sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë për të nëntën ditë radhazi, qytetarët ukrainas janë dyndur në pikat kufitare të Moldavisë për një strehë më të sigurt për familjet e tyre, shkruan BBC.

Të paktën 1 milion persona janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinjë që nga fillimi i pushtimit rus javën e kaluar. Tridhjetë milje (50 km) nga qyteti i tretë më i madh i Ukrainës, në portin jugor të Odesa-s, ndodhen me mijëra njerëz të cilët kërkojnë të largohen ndërsa operacionet ruse vazhdojnë të intensifikohen.

Është një pritje e gjatë dhe personat që nuk kanë automjete duhet të presin 10 deri në 15 orë për të kaluar kufirin.

Autoritetet kanë improvizuar  streha të përkohshme për personat që presin.

/abcnews.al

Read Previous

IKSHPK merr një vendim të rëndësishëm lidhur me testimet për Covid-19

Read Next

Caktohet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së