Ukraina thotë se trupat ruse po minojnë blloqet e centralit bërthamor

Andriy Yusov, zëdhënës i Shërbimit Sekret ukrainas, ka thënë se rusët kanë transportuar armë, pajisje dhe eksploziv në afërsi të blloqeve të centralit bërthamor.

Ekziston brenga për sigurinë e centralit më të madh bërthamor në Evropë, që është nën kontrollin e trupave ruse.

Ky objekt ishte granatuar të premten, gjë që ka nxitur reagime nga e gjithë bota – e dje ka pasur paralajmërime për “rrezikun real nga një katastrofë tjetër bërthamore”.

Ukraina vazhdimisht akuzon Rusinë për sulmet, duke theksuar se akoma ekziston rreziku i rrjedhjes së kimikaleve të rrezikshme, që mund të shkaktojnë shpërthimin e një zjarri.

Kryetari i qytetit fqinj të Ukrainës, Enerhodar, Dmytro Orlov, ka thënë se forcat ruse po fshehin armët mes blloqeve të centralit bërthamor, me qëllim që të mund të minojnë tërë territorin përreth./Alsat.mk/

Read Previous

Përkundër rënies në tregjet ndërkombëtare çmimet e derivateve vazhdojnë të mbesin të njëjta

Read Next

Më 7 gusht 1990 u ndalua botimi i gazetës ‘Rilindja’