Ukraina, organizatore e Botërorit 2030 së bashku me Spanjën e Portugalinë!?

Një pjesë e Ukrainës është aktualisht në gjendje lufte për shkak të agresionit nga Rusia, që po vazhdon që nga muaji shkurt. Ky vend nuk është i interesuar për futbollin për momentin, por një lajm i bujshëm po vjen se Ukraina mund të presë Kupën e Botës në vitin 2030.

Bëhet fjalë për bashkëorganizim së bashku me Spanjën dhe Portugalinë, të cilët tashmë kanë paraqitur kandidaturën për organizimin e Botërorit pas tetë vitesh. Tashmë të dy vendet po mendojnë të hedhin edhe në Ukrainë, gjë që do të rriste ndjeshëm shanset për t’u shpërblyer me këtë organizim.

Përfaqësuesit e Spanjës dhe Portugalisë thuhet se nesër do t’ia propozojnë këtë ide FIFA-s. Ukrainasit kanë shprehur gjithashtu vullnetin e tyre për t’u bashkuar me të dy vendet.

“The Times” shkruan se ideja i ka pëlqyer edhe presidentit Volodymyr Zelensky, i cili tashmë ka dhënë dritën jeshile për këtë projekt.

Spanjollët dhe portugezët presin që të fitojnë ofertën nga 211 anëtarët e FIFA-s që do të vendosin për organizimin e Kupës së Botës./Botasot/

Read Previous

Parisi e bojkoton Botërorin

Read Next

Mbi 452 milionë fëmijë viktima të luftërave