UEFA kundërshton planet për organizimin e Kampionatit Botëror çdo dy vjet

Propozimi nga ana e FIFA-s që Kupa e Botës të luhet çdo dy vjet, ka ngjallur shumë reagime.

Sportistët janë ndarë në dy grupe, disa lojtarët e kundërshtojnë një ide të tillë sepse nuk do ketë mundësi  pushimi për ta nëse Kupa e Botës zhvillohet çdo dy vjet dhe do ishte një lodhje e tepruar për futbollistët që luajnë në shumë kompeticione, ndërsa disa të tjerë e mbështesin sepse do ketë më shumë mundësi për ekipet afrikane.

Megjithatë, një gjë e tillë po kundërshtohet edhe nga UEFA. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin në një intervistë ka bërë të ditur sërish qëndrimin e tij kundër FIFA-s sa i përket organizimit çdo dy vjet të Kupës së Botës.

“Planet e FIFA-s që Kupa e Botës të organziohet çdo dy vjet do të bllokohet nga UEFA dhe CONMEBOL edhe nëse ata marrin mbështetjen e shumicës së shoqatave të futbollit. Këto propozime do të dëmtonin të gjitha format e futbollit dhe do të zhvlerësonin vetë konkurrencën. Ky koncept ka të gjitha karakteristikat e një vendimi që FIFA dëshiron të marrë shpejt dhe le që pjesa tjetër e botës së futbollit të pendohet ashpër. UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë derisa të mbizotërojë sensi i shëndoshë dhe planet të braktisen”, nënvizoi Ceferin.

Kampionati Botëror aktualisht organizohet çdo katër vjet. /abcnews.al

Read Previous

Osmani përplaset me ministrin serb në Këshill të Sigurimit: Serbia ende fle në varreza masive

Read Next

Komunikata e KRU “Gjakova” e njohur si “Radoniqi” për shkarkimin e drejtorit Ismet Ahmeti