U hoq nga vendi ku u vetëflijua, guri i Nënës Pashkë përfundon në mbeturina

Guri përkujtimor për nënën që dogji veten pasi iu kthyen mbetjet mortore të djemve të saj të cilët janë vrarë nga forcat serbe, ka përfunduar në mbeturina.

Fotografinë ku guri përkujtimor shihet në mbeturina, e ka postuar gazetari Arsim Lani në llogarinë e tij në Facebook.

“Na fal Nëna Pashkë! Guri, simbol i flijimit të një nëne për djemtë e saj, përfundon në mbeturina”, ka shkruar Lani.

Kujtojmë se një javë më parë, pronari i tokës ku po qëndronte ky guri, vendosi që ta largonte atë. Ky veprim i tij ka ngjallur reagime të shumta në vend. /Klankosova.tv

Read Previous

Italia dhe Turqia marrëveshje për të pritur së bashku Euro 2032

Read Next

Putin i gatshëm të nis bisedimet e paqes me Ukrainën, por territoret e aneksuara nuk dëshiron t’i rikthej