U.D i së drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, dr.Ardian Jusufi, ka paditur portalin Gazeta Shneta

U.D i detyrës së drejtortit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, dr.Ardian Jusufi, ka paditur portalin informativ shëndetësor Shneta.com, me arsyetimin se kjo e fundit ka publikuar artikuj që thonë që U.D. I detyrës së drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” e ka privatizuar spitalin në fjalë, dhe që ka emëruar shefa të reparteve bashkëaksionarin e spitalit privat dhe dhëndrin e tij, lajm ky që është cilësuar si lajm me përmbajtje të pavërtetë.

Ndërsa me datë 28 shkurt 2022, ky portal ka publikuar një artikull tjetër në të cilin thuhet se “Drejtori dhe Shefi i Spitalit te Gjakovës, kapen nga Inspektorati duke punuar ne spitalin e tyre privat ne orar zyrtar” .

Kjo padi është aprovuar dhe portali në fjalë detyrohet që në afat prej  8 ditës t’a bëjë dematimin e artikujve në fjalë.

Read Previous

Baruti Sefa apelon të ruajmë shëndetin e organit të dëgjimit

Read Next

Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica 3”