Trupat britanike arrit dje në Kosovë për një dislokim rutinë

Personeli, pajisjet dhe automjetet e Batalionit të Parë të `The Rifles` të Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur dje në Kosovë, si pjesë e një dislokimi të planifikuar dhe rutinë në kuadër të Forcës Rezervë Strategjike të KFOR-it.

Sipas KFOR-it, gjatë gjashtë javëve të ardhshme, pjesëtarët e këtij batalioni do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh trajnuese, si pjesë e kontributit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

KFOR-i ka theksuar se dislokimi i batalionit britanik nuk paraqet ndryshim të mandatit të misionit, dhe nuk është pjesë e procesit të nisur për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it.

“KFOR-i vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Read Previous

Florida i kërkon gjykatës të ndalojë zhvillimin e mëtejshëm të ChatGPT për arsye sigurie