Policia e Kosovës ndan mbi 45 mijë euro për renovimin e qendrave të ndalimit në Gjakovë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se do t’u vendosë taksa importeve të dronëve dhe pjesëve të tyre, përfshirë ata që vijnë nga disa aleatë kyçë, pasi administrata amerikane tha se vendi është “shumë i varur” nga burimet e huaja të dronëve.
Në një shpallje të nënshkruar nga Trumpi u vendoset taksë prej 100 për qind sipas vlerës dronëve të një madhësie të caktuar ose me kapacitete të caktuara që janë veçanërisht të ndjeshme për qëllimet e sigurisë kombëtare, tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se një taksë prej 25 për qind do t’u vendosët dronëve që janë më të vegjël, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Një taksë prej 15 për qind do t’u vendoset dronëve dhe pjesëve të tyre nga Bashkimi Evropian, Japonia, Lihtenshtajni, Koreja e Jugut, Zvicra dhe Tajvani, ndërsa taksë prej 10 për qind sipas vlerës do të zbatohet për dronët nga Britania e Madhe, shtoi Shtëpia e Bardhë.
Trumpi i ka bërë taksat shtyllë qendrore të politikave të tij tregtare dhe të jashtme pavarësisht goditjeve ligjore që i ka pësuar dhe kritikave nga disa analistë.
Trumpi tha në shpalljen e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë se sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, i kishte hetuar efektet e importeve të sistemeve ajrore pa pilotë ose dronëve.
Taksat e reja do të hyjnë në fuqi brenda 21 ditëve, njoftoi Shtëpia e Bardhë.