Dënimi i Manchester Cityt mund të shkaktojë krizë diplomatike
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka rikthyer retorikën e fortë, në raport me Iranin.
Ai sërish ka thënë se Ngushtica e Hormuzit është territor amerikan. Teherani ka reaguar, duke u shprehur se politika amerikane bie ndesh me ligjet ndërkombëtare.
Po ashtu, Irani ka thënë se do të kalojë tashmë në një strategji “sulmi”.
Donald Trump deklaroi se Irani nuk mund të lejohet të ketë armë bërthamore. “Do ta ndalojmë dhe nuk do ta ketë kurrë”, theksoi Trump.
Ai përsëriti qëndrimin e tij kundër programit bërthamor iranian.
Deklaratat vijnë në një periudhë tensionesh të larta mes SHBA-ve dhe Iranit. /tvklan.al