“Triumfi dardan”, kadetët e FSK-së sfidohen në terrene të vështira malore

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dëshmuar se janë të pandalshëm dhe të pathyeshëm.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se në patrullën vjetore “Triumfi dardan” kadetët e FSK-së të ngarkuar me 35 kg, në distancë prej 33 km, u sfiduan nëpër terrene të vështira malore, ku testuan udhëheqjen, punën ekipore, vetëdisiplinën.

“Kadetët tanë frymojnë e veprojnë me ndjenjë e vetme, atë të fitores edhe në TRIUMFIN DARDAN 2022

Në patrullën vjetore ‘Triumfi Dardan 2022’kadetët tanë të ngarkuar me 35 kg, në distancë prej 33 km, u sfiduan nëpër terrene të vështira malore, ku testuan udhëheqjen, punën ekipore, vetëdisiplinën, guximin, qëndrueshmërinë fizike dhe navigimin në terrene sfiduese.

Edhe këtë herë, kadetët tanë dëshmuan se janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe gjithmonë”, shkruan Mehaj. 

/Telegrafi/

Read Previous

Ministri i Jashtëm i Italisë e quan hap të rëndësishëm drejt paqes arritjen e marrëveshjes për targa

Read Next

​Ministrat e Energjisë të BE-së, mosmarrëveshje për çmimin e gazit