Tri vjedhje të rënda për 24 orë në Kosovë

Tri vjedhje të rënda kanë ndodhur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit bënë të ditur policia.

Sipas policisë këto vjedhje kanë ndodhur në qytetin e Gjakovës, Pejës dhe Ferizaj.

Përderisa hajnat në Pejë kishin vjedhur vetëm një sasi të parave, në Gjakovë dhe Ferizaj nuk ishin mjaftuar vetëm me këtë por kishin vjedhur edhe pistoleta, fishekë dhe stoli ari.

Rastet e vjedhjeve nga raporti 24 orësh i policisë:

Gjakovë 30.10.2022  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një pistoletë dhe një shumë parash. Rasti në procedurë hetimore.

 Pejë  30.10.2022-16:40 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, një i dyshuar mashkull dyshohet se i ka vjedhur një sasi parash. Është njoftuar prokurori kujdestar , përderisa janë duke u kryer hetime intensive.

 Ferizaj 30.10.2022 – 15:20.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të shtëpisë së ti dhe nga aty  kanë vjedhur: një pistoletë, 100 copë fishekë si dhe stoli ari. Është njoftuar prokurori , ndërsa janë duke u ndërmarr veprime hetimore.

/Telegrafi/

Read Previous

Arrestohen tre persona dy nga Shqipëria dhe një nga Kosova për trafikim me njerëz

Read Next

Shuhet familja shqiptare në Itali, humb jetën nëna dhe tre të mitur