Tri raste të vjedhjeve në Rogovë të Gjakovës

Është raportuar për tri raste të vjedhjeve në mbrëmjen e së hënës në tri shtëpi të ndryshme në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës, ku janë vjedhur para dhe stoli ari.

Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i kanë iniciuar si raste për hetim “vjedhje e rëndë”.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar zëdhënës i policisë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Raportohet se vlera e dëmit të shkaktuar nga këto vjedhje është 7 mijë euro.

Read Previous

Barcelona fut në listën e dëshirave për afatin e verës top yllin e Bayernit

Read Next

Gjyqi i parë penal ndaj ish presidentit Trump fillon më 15 prill