Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren e Pejë.

Prishtinë 30.05.2022 – 22:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Prizren 31.05.2022-16:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij, ku për pasojë lëndime të lehta kanë pësuar viktima dhe i dyshuari. Tretmani mjekësor u është ofruar të dyve, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë, 31.05.2022-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes. Dëshmitari mashkull  kosovar, djali i të dyshuarit, kishte dorëzuar policisë një pushkë gjysmë-automatike pasi ia kishte marrë të dyshuarit duke evituar rrezikun për lëndimin e ndonjë anëtari të familjes. Në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 36 fishekë, një karikator dhe 5 thika të ndryshme. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

Biden: Paqja në Europë është jetike për SHBA-në, nuk duam një luftë NATO-Rusi

Read Next

Mblidhet Qeveria e Kosovës