Tre shqiptarë sulmojnë me thikë një emigrant në Itali. Dyshimet e para

Një person me origjinë nga Gambia  u sulmua dhe u godit me thikë nga tre shqiptarë, të cilët u arrestuan nga autoritetet  nën akuzën e tentativës së vrasjes.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur përgjatë rrugës bregdetare në Pontecagnano, ditën e djeshme.

Mësohet se gambiani u transportua në spitalin “Ruggi” në Salerno ku ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.

Bëhet e ditur se karabinierët i njoftoi  një kalimtar i rastit, i cili ishte dhe dëshmitar i ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja.

Shqiptarët ndodhen në burg, ndërsa po vijojnë hetimin për të zbardhur ngjarjen.

Sipas autoriteve nuk përjashtohet mundësia që konflikti mund të ketë ndodhur për larje hesapesh mes të huajve të lidhur me trafikun e drogës.

/EuroNewsAlbania/

Read Previous

27 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Britania: Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën deri në fitore