Tre finale për t’u luajtur, ja sa pikë i duhen Shqipërisë për të prerë biletën në Gjermani

Shqipëria kryeson grupin pas ndeshjeve të para me 10 pikë dhe shumë pak e imagjinonin se kjo gjë mund të ndodhte, pasi mbi të gjitha Polonia shihej si kokë grupi.

Kombëtarja shqiptare e mbylli xhiron e parë të ndeshjeve me 1 humbje, 1 barazim dhe 3 fitore, 10 gola të shënuar dhe tre të pësuar. Tashmë rivali më i madh i Shqipërisë është Çekia dhe fati mund të vendoset pikërisht ndaj tyre më 12 tetor, në “Air Albania”.

Më 12 tetor, Shqipëria nuk duhet të humbasë, pra edhe një barazim do të ishte shumë i rëndësishëm për ne. më 17 nëntor do të luajmë në transfertë përballë Moldavisë dhe më 20 nëntor e mbyllim me Ishujt Faroe në Tiranë. Në këto kualifikuese, Shqipëria ka dy bonuse të mëdha. E parë është fitorja ndaj Polonisë, pasi nëse e mbyllim grupin me pikë të barabarta me polakët, kualifikohen kuqezinjtë pasi i kemi marrë 4 pikë në dy ndeshjet.

Bonusi tjetër është se Polonia dhe Çekia do të ndeshen së bashku më 17 nëntor. Por, nëse nuk do të duhet të bëjmë llogaritë me rivalët, Shqipërisë i duhen edhe 5 pikë nga 9 të mundshme për të siguruar një biletë për në Gjermani./h.ll/abcnews.al

Read Previous

Kongresi amerikan do të mbajë seanca dëgjimore të reja mbi inteligjencën artificiale ndërsa punon për të krijuar masa mbrojtëse

Read Next

Jasir Asani, zbulimi i Sylvinhos