Trazirat e tifozëve në Tiranë, pritet asistimi edhe nga Policia e Kosovës

Finalja e Conference League ka mobilizuar të gjitha institucionet në Shqipëri, përfshirë pushtetin qendror dhe atë lokal. Ditën e sotme për shkak të fluksit të ndeshjes në Tiranë policia e Elbasanit ka vendosur t’i vijë në ndihmë Policisë në Tiranë duke i dërguar një autobus me efektivë policie në mbështetje të kolegëve në Tiranë.

Atyre pritet që t’u asistojnë edhe rreth 50 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ashtu siç ka lajmëruar më parë, Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij eventi kaq madhështor, teksa në terren do të jenë 2500 efektivë policie si asnjëherë më parë.

Kujtojmë se për të minimizuar rrezikun e aksidenteve, autoritetet shqiptare kanë vendosur të pezullojnë aktivitetet e konsideruara jo thelbësore.

Këtu përfshihen të gjitha: zyrat postare pranë stadiumit, supermarketet që shesin alkool, rrugë të tëra në qendër, madje edhe universitetin privat që ndjek Adana.

Edhe ambasada amerikane në Shqipëri u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të shmangin rrethinat e Stadiumit “Air Albania” dhe mbarë qytetin.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Përfshihet nga zjarri deponia e mbeturinave në lagjen “Ali Ibra”

Read Next

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës, ky është rendi i ditës