Trazira në Brazil pas humbjes së Bolsonaro-s

Shoferë kamioni në Brazil, të cilët janë besnikë të presidentit në largim Jair Bolsonaro, kanë bllokuar rrugët nëpër të gjithë vendin pas humbjes së tij kundër rivalit Lula.

Bllokime rrugësh u raportuan thuajse në të gjitha shtetet, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në qarkullim dhe duke prekur zinxhirët e furnizimit me ushqim. Me të gjitha votat e numëruara, Lula kishte 50.9% të votave të vlefshme kundër 49.1% të Bolsonaro-s në balotazhin e së dielës.

Presidenti aktual i ekstremit të djathtë as nuk e ka pranuar humbjen dhe as nuk ka sfiduar rezultatet që ndanë vendin. Ekziston po ashtu frika se presidenti në largim mund të komplikojë periudhën dymujore të tranzicionit përpara se Lula (emri i plotë Luíz Inácio Lula da Silva), ish-president, të betohet në 1 janar 2023. /abcnews.al/

Read Previous

Tre muaj marrëveshje, ku shkoi gruri i Ukrainës?

Read Next

ZPS-ja kërkon që Kadri Veselit t’i vazhdohet paraburgimi