Transferimi 75 mln euro, Manchester City ka gati zyrtarizimin e Haaland

Erling Haaland do të luajë te Manchester City duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Edhe pse mungon zyrtarizimi i firmës në kontratë, mediat gjermane zbuluan se sulmuesi ka njoftuar klubin e Borussia Dortmund se në fund të këtij kampionati do të largohet nga Bundesliga për t’u transferuar te sitizëns.

Transferimi i sulmuesit norvegjez nën urdhrat e Guardiola-s është përfolur prej kohësh, por javën e kaluar, skuadra angleze përshpejtoi negociatat në mënyrë vendimtare. Njoftimi për blerjen e Haaland pritet shumë shpejt, ku afati maksimal i parashikuar është deri në fund të këtij muaji.

Drejtuesit e Manchester City kontaktuan me homologët gjermanë, duke i vënë në dijeni se janë të gatshëm të paguajnë 75 milionë euro për kartonin e sulmuesit. Kjo ofertë do të kalonte çdo pengesë për sa i takon kalimit të 22-vjeçarit në Premier League. Me transferimin te sitizëns, Haaland do të përfitojë kontratë të denjë për një prej yjeve të futbollit. Ai do të paguhet 30 milionë euro në vit, për 5 sezonet e ardhshëm./A2news/

Read Previous

​Krasniqi: Kërkojmë që gjyqi të shpejtohet dhe të mos na mbani kaq gjatë padrejtësisht në paraburgim

Read Next

Operacioni “fshesa” te Barcelona, pritet largimi i këtyre nëntë lojtarëve