Totti nuk e priste fillimin e shkëlqyer të De Rossit te Roma

Legjenda e Romës, Francesco Totti shprehu habinë dhe mbështetjen e tij për trajnerin Daniele De Rossi, pas fillimit të jashtëzakonshëm të tij me “Giallorossët”.

De Rossi u soll për të qenë zëvendësuesi i përkohshëm i Jose Mourinhos në janar, pas shkarkimit të “Special One”, me shumë njerëz që presin që ish-mesfushori të jetë thjesht një opsion i përkohshëm deri në fund të sezonit, raporton KosovaPress.

Fituesi i Kupës së Botës 2006 i ka tejkaluar pritshmëritë me Romën, duke fituar shtatë nga nëntë ndeshjet e tij të para në Serie A, duke e lënë klubin vetëm tre pikë prapa Bolognëas së vendit të katërt. Ai gjithashtu e ka çuar skuadrën në çerekfinalen e Ligës së Evropës, ku do të përballet me Milanin.

Duke folur në një ngjarje të “Betsson Sport”, Totti fillimisht dha mendimet e tij për punën e De Rossit në skuadrën e Romës.

“Nuk e prisja që ai të bënte aq mirë menjëherë, por shpresoja. Ai po tregohet se është një trajner i madh dhe unë, si të gjithë tifozët ‘Giallorossi’, shpresoj që ai të vazhdojë në këto nivele. Roma është një klub i vështirë dhe po demonstron vlerën e tyre. Duke e njohur qytetin, tifozët dhe klubi po bëjnë mirë dhe prandaj ai po i bashkon të gjitha këto për të siguruar që lojtarët të performojnë me qetësi maksimale”, tha Totti./kosovapress/

Read Previous

Impianti fotovoltaik, Murati: Tranzicionin e gjelbër po e bëjmë duke bashkëpunuar me partnerët tanë

Read Next

Nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë dhe Bankës Evropiane për Investime në vlerë të 33 milionë eurove