Toni Domgjoni aplikon për pasaportë të Kosovës

Toni Domgjoni është prurja më e re e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e muajit tetor.

Dardanët do t’i zhvillojnë dy sfida në këtë muaj, ku fillimisht më 9 tetor luajnë në udhëtim te Suedia e tri ditë më pas presin Gjeorgjinë.

23-vjeçari është në listën e trajnerit Bernard Challandes për këto dy takime, por ai ende nuk ka marrë leje nga FIFA për të luajtur me Dardanët

Edhe vet FFK ka njoftuar se Domgjoni është në pritje të kompletimit të dokumentacionit dhe lejes nga FIFA për të luajtur me Kosovën.

Mesfushori i talentuar tanimë ka aplikuar për pasaportën e Kosovës në Ambasadën tonë në Holandë.

Ka qenë faqja zyrtare e Konsullatës së Kosovës në shtetin holandez që ka publikuar disa foto nga aplikimi i Domgjonit për pasaportë.

“Toni Domgjoni është ardhja më e re në Kombëtaren e Kosovës në futboll. Ambasada e Kosovës në Holandë u nderua që e priti atë për aplikim të pasaportës. Suksese Toni”, ka shkruar faqja zyrtare.

Domgjoni është me prejardhje nga Kosova, por që ka lindur në Koprivnica të Kroacisë. Ai karrierën e ka nisur tek të rinjtë e Slaven Belupos, derisa ka luajtur edhe për Koprivnican para se të transferohej në vitin 2009 në akademinë e Zurichut në Zvicër.

/Telegrafi/

Read Previous

Vdes një fëmijë 10 vjeçar në Malishevë, familjarët e gjetën në kabinë të kamionit

Read Next

Komandanti i KFOR-it në veri: Jemi këtu në mbështetje të zbatimit të marrëveshjes Prishtinë-Beograd