Tjetër rekord nga Luiza Gega, atletja shpallet kampione Ballkani

Atletja shqiptare Luiza Gega vijon të sjellë tituj kampion për atletikën shqiptare.

Kësaj here, Gega ka mundur të fitojë finalen e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Ballkanik që po organizohet në Craiova të Rumanisë, duke u shpallur Kampione Ballkani.

Gjatë kësaj gare, atletja shqiptare theu dhe rekordin e saj duke e mbyllur vrapimin për 9.17.91 minuta.

“Balkan champion = happy girl. Kampione Ballkani, rekord kampionati në garën 3000 m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë (ever).Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës’, shkruan Gega në rrjetet sociale./A2news/

Read Previous

Temperaturë mbi 30°C në Gjakovë

Read Next

11 vjet nga vdekja e Nekibe Kelmendit