Thaqi: Dëshira e secilit lojtar për të shënuar na bëri të humbnim ndeshjen

Autori i golit të vetëm për Ballkanin në humbjen 1-2 ndaj Sivasspor-it në “Fadil Vokrri”, Armend Thaqi theksoi se dëshira e lojtarëve për të realizuar i çoi në humbje të rasteve shumë të pastra.

Duke folur për SuperSport, mbrojtësi i djathtë, Thaqi shtoi se kundërshtarë si Sivasspori nuk të falin nëse iu vjen mundësia dhe nuk i shpërdorojnë rastet si ekipi nga Suhareka.

“Një gol që vlen vetëm për statistika personale, pasi ndeshja e humbur nuk ka vlerë. Patëm raste, por dëshira e lojtarëve për të realizuar na bëri të humbinim raste shumë të pastra”.

“Ishin dy gola të lehtë, por këto janë ekipe që nuk të falin me gjysmë rasti, të shënojnë. Ne patëm raste më të pastra por nuk i realizuam”.

“Terreni na e vështirësoi punën disi, por u përshtatëm sa mundëm”, ka thënë Thaqi. /Telegrafi/

Read Previous

93-vjetori i vdekjes së At Shtjefën Gjeçovit, intelektualit erudit që u vra nga shovinistët serb

Read Next

Hapet në Singapor rrokaqielli ‘biofilik’ me 80,000 bimë