Teniseri, Morihei Duraku, fiton 4 çmime brenda 4 javësh

Ndonëse i vogël në moshë sukseset e teniserit  Morihei Duraku janë të mëdha, ku së fundmi ka zënë vendin e parë në kategorinë Orange, në turneun “Detski teniis 2022” që u mbajt  më 14 e 15 Maj 2022 për kategorinë Red dhe Orange.  Morihei është pjesë e klubit të tenisit ‘’Gjakova’’ me trajner Astrit Xërxa i cili tha që të punosh me Morihein është shumë e lehtë.

I entuztiazmuar për suksesin që ka arritur u shpreh edhe vet Morihei i cili dha edhe një porosi për moshatarët e tij.

Gjithashtu Duraku është i pari në ranglistë për vitin 2022 në kategorinë Orange në mesin e 23 tenistëve më të mirë të ranguar nga 1/4 e finalës e sipër. Poashtu, i pari në kategorinë Green deri më tani për vitin 2022 në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi. Në 4 vikendet e fundit brenda 4 javëve, ka fituar 4 vende të para, 2 në Kosovë dhe 2 në Maqedoninë e Veriut.

Read Previous

Organizohet tryeza për produkte organike, kërkohet bashkëpunim me media

Read Next

Futbolli amerikan bëhet sporti i parë që do t’u japë ekipeve të meshkujve dhe femrave paga të barabarta