Temperaturat e larta, Policia kërkon nga qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve

Policia e Kosovës përmes një reagimi publik, ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve gjatë këtyre ditëve kur temperaturat janë të larta.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “duke iu referuar temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve, dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen”.

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarr vënieve.

“Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.

Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, e nё veçanti Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё pёrdorimit si ( shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet në njoftimin e bërë për media. /Telegrafi/

Read Previous

James Cameron: Nuk do të bëjë asnjëherë një film për tragjedinë e ‘Titan-it’

Read Next

G20-ta vendos masa të rrepta për bursat e kriptovalutave