Të hënën nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka rekomanduar qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal e po ashtu ta marrin dozën e përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

“Njerëzit duhet të marrin vaksinën e gripit herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit. Personat me rrezik të lartë për komplikime serioze të gripit përfshijnë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore ose sistem imunitar të komprometuar.

Disa nga të njëjtat grupe janë gjithashtu në rrezik të lartë të komplikimeve edhe nga COVID-19. Prandaj, u rekomandohet qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit sezonal dhe gjithashtu të marrin edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19! Nga e hëna, 31 tetor 2022, vaksina kundër gripit kudo në Kosovë!” – thuhet nga MSH-ja.

Read Previous

Historia e pemës 145 vjeçare të piperit e mbjellë nga Naim Frashëri

Read Next

U mbajt panairi i parë i pëllumbave në Gjakovë