Tahiri: BE-ja e ktheu liberalizimin në telenovelë

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri ka kritikuar zvarritjen e procesit të liberalizimit për Kosovën, duke e vlerësuar si telenovela e BE-së.

“Nga një proces teknik dikur, me kalimin e kohës, BE-ja e ktheu liberalizimin në telenovelë. Me diskutimin e kushteve shtesë, mësojmë dy gjëra: së pari, që nuk ka proces brenda BE-së, ku protagonizmi i vendeve anëtare nuk hyn në lojë”, tha Tahiri.

Shefi i GP të AAK-së theksoi më tej se kësaj radhe Franca, radhën tjetër si dihet cilit nga 27 vendet. Dhe, së dyti, edhe pse e vështirë ta faktualizojmë, mundësia që zvarritjet, siç themi ne, ‘ngreh e mos e këput’, të shërbejnë si levë dhe si karotë në raport me pritshmëritë për dialogun të vendeve lidere të BE-së.

“Dinamika e këtij procesi do ta dëshmojë, nëse pas padrejtësisë universale shumëvjeçare ndaj Republikës së Kosovës nga ana e BE-së, po bëhet diplomaci jo transparente dhe kushtëzuese. Kjo telenovelë si bënë nder BE-së”, tha deputeti i AAK-së.

Tahiri, më tej theksoi se tërë këto vite janë asgjë më shumë se një qasje e gabuar dhe e padrejtë kolektive e BE-së ndaj Republikës së Kosovës në këtë proces.

“Si patëm borxh askujt trajtim eksperimental”, tha deputeti Tahiri.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Amnesty International: Të paktën 23 fëmijë të vrarë gjatë protestave në Iran

Read Next

Ja kur parashihet mot me diell