Tabela e BKT Superligës së Kosovës, pas javës së 23-të

Ka përfunduar java e 23-të në BKT Superligën e Kosovës, ku u zhvilluan disa takime mjaft interesante.

Përballja më interesante e kësaj jave ishte ajo në mes të Ballkanit dhe Llapit, me skuadrën nga Theranda që fitoi minimalisht, 1-0.

Një duel për t’u mos u humbur ishte edhe ai që e zhvilluan Drenica dhe Drita, ku skuadra nga Skenderaj fitoi 2-1.

Fitore më komode në këtë rreth shënoi edhe Gjilani që fitoi 2-0 në shtëpi kundër Ulpianës.

E një triumf më spektakolar e mori Malisheva që fillimisht ishte duke humbur 1-0, por në pjesën e dytë e shkatërroi Feronikelin që po kalon nëpër një krizë, duke fituar 6-1.

Dukagjini po ashtu mori një fitore të madhe në luftën për mbijetesë, pasi si vendas ia doli të mposhte Prishtinën me shifrat 2-1.

/Telegrafi/

Read Previous

​Rusia prish armëpushimin, gazetari i “The Guardian”: Tre persona më vdiqën para syve

Read Next

Zelenskyy: Nëse nuk na jepni aeroplanë, atëherë dëshironi që edhe ne të vritemi