Szczesny: Ndeshje jo vendimtare, Inter-i nuk ka asgjë më shumë se ne

Wojciech Szczesny ka folur për mediet në prag të derbit të Italisë Inter-Juventus, ndërsa theksoi se “ziklatërit” nuk kanë asgjë më shumë se skuadra e tij.

“Interi është shumë i fortë, por nuk më pëlqen të them se ata kanë diçka më shumë se ne. Ata shënojnë shumë dhe pësojnë pak, ata kanë bërë mirë gjatë gjithë vitit, por ne do të shkojmë në ‘San Siro’ me shpresën për të sjellë në shtëpi një rezultat pozitiv”-tha fillimisht portieri polak.

Më pas, i pyetur se çfarë e tremb më shumë në këtë përballje, Szczesny deklaroi se u frikësohet penalltive të Calhanoglu.

“Unë po studioj si Calhanoglu ashtu edhe Lautaro, ata janë ekzekutuesit më të mirë të penalltive, por shpresoj që të mos më duhet të përballem me penallti. Calhanoglu është shumë i mirë, pavarësisht sa e studion me të nuk ia del dot”-vijoi ai.

Megjithatë, Szczesny nuk e konsideron vendimtare këtë ndeshje: “Do të ketë ende 14-15 ndeshje, nuk është ndeshja që vendos titullin. Megjithatë, sigurisht që do t’i japë një sinjal të fortë kampionatit nëse një nga dy skuadrat fiton. Kujtimi im më i mirë nga Derbi i Italisë? Fitorja 3-2 në ‘San Siro’ në sezonin 20172018, ishte ndeshje vendimtare për titullin atë vit, që ishte edhe triumfi im i parë në Serie A”. /Supersport.al/

Read Previous

Borrell: Lindja e Mesme ‘një kazan që mund të shpërthejë’

Read Next

​FKK thirrje MKRS-së: Presim të kategorizohemi në kategorinë A, jemi mbi 100 mijë euro borxhe