Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Gazetari Valon Syla, ka thënë se ende nuk është kontaktuar nga Prokuroria mbi procesin rreth rastit të tij ku u sulmua nga tre persona të dyshuar javën e kaluar.
Syla përmes një reagimi në Facebook ka thënë se është i habitur me një gjë të tillë.
“Nuk i di saktësisht këto procedurat penale por diçka po me habit shumë në rastin e sulmit tim. Prokuroria/prokurori, as ai kujdestar e as ai që është caktu më vone, nuk më kanë kontaktu ende zyrtarisht. Prokuroria nuk me ka dhënë asnjë dokument rreth rastit tim, bile ende zyrtarisht nuk më kanë tregu kush është prokuror i rastit”, ka shkruar ai.
Ai madje ka thënë se nuk është njoftuar as nëse është mbajtur seancë për caktimin e paraburgimit të personave që e kanë sulmuar.
“Prokuroria/gjykata, trupi gjykues i procedurës paraprake, nuk me kane njoftu qe është mbajte seance për caktimin e paraburgimit të personave të dyshuar. Nga mediat jam informuar dhe kisha pas qejf me qene prezent unë ose avokati im. Ende nuk jam njoftu zyrtarisht për caktimin e paraburgimit, pra nuk e kam aktvendimin”, ka shtuar ai.
Syla ka thënë se ngjashëm kishte ndodhur me të edhe në rastin e kaluar.
“Unë besoj në drejtësi, por nuk po me doket në rregull kështu. Njëjtë ma kanë bo edhe ne rastin e parë, kur sulmuesi u dënua vetëm 4000 euro dhe pak ditë paraburgim”, ka thënë ai në fund.
/Telegrafi/