Sveçla: Ushqim nga familjet bujare për policët në veri, çdo cep i Republikës duhet të kthehet në normalitet

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ditën e djeshme një nga lokalet e Prishtinës, ka përgatitur ushqim për zyrtarët policor që po angazhohen në veri.

Ministri darkën e kishte kaluar së bashku me Policët në Bërnjak.

Më tutje Sveçla shtoi, se qytetarët e atij vendi janë të bllokuar nga barrikadat tash e një jave dhe se po kërkohet me ngulm që ato të hiqen.

Sveçla ka thënë se veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet.

“Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.
Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet”, shkruan Sveçla ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Një nga lokalet e Prishtinës, si shumë biznese e familje bujare, dje ka përgatitur ushqim për zyrtarët tanë policor që po angazhohen në veri, në mbrojtje të vendit tonë. Darkën e kaluam së bashku me zyrtarët policor në Bërnjak të cilët, si gjithë të tjerët, me moral të lartë e me përkushtim po punojnë sipas misionit të tyre në ofrimin e sigurisë e në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë.

Ndërsa, nga qytetarët e kësaj zone që janë bllokuar nga barrikadat tash e një javë po kërkohet me ngulm heqja e barrikadave dhe vazhdimi i jetesës dhe zhvillimit pa pengesa. Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet. /EO/

Read Previous

Komisioni i Venecias miraton ndryshimet në Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Read Next

Mbushen me të sëmurë spitalet e Gjermanisë, mjeku: Nuk kam parë kurrë diçka të tillë