Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur rreth zhvillimeve të mbrëmshme në veri, në konferencë për media me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sveçla ka treguar se në orët e para të mëngjesit, ka filluar zbatimi i vendimi për hyrje dalje në pikat kufitare, si dhe shtoi se procedura në Kosovë është e shkurtër ndryshe nga ajo e Serbisë që shërben si metodë presioni për shtetasit e Kosovës që kalojnë në Serbi.
“Në orët e para të mëngjesit ka fillu zbatimi i vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për hyrje dalje në pikat kufitare. Siç e kemi planifikuar procedura është e shkurtër, për dallim nga procedura e palës tjetër e cila ka shërbyer si metodë presioni për shtetasit tanë që kanë kaluar nëpër Serbi”, tha Ministri i Punëve të Brendshme.
Ai më tej shpjegoi se dokumenti për hyrje dalje, do të zëvendësojë dokumentin e identifikimit në qarkullimin në Kosovë dhe në shfrytëzimin e institucioneve të vendit.
“Dokumenti për hyrje dalje do të zëvendësojë dokumentin e identifikimit personal gjatë hyrjes dhe qarkullimin në territorin e Kosovës, si dhe në shfrytëzim në Institucione shtetërore, vlerëshëmëria e këtij dokumenti është 90 ditë”.
Sveçla tregoi se gjatë aksionit të mbrëmshëm, u lënduan 11 persona dhe u dëmtuan disa makina të qytetarëve dhe të Policisë së Kosovës.
“Nga zhvillimet e djeshme kemi 11 qytetar të Kosovës që janë lënduar dhe kanë marrë trajtimet e nevojshme ndërsa janë dëmtuar edhe disa vetura të qytetarëve dhe të policisë së Kosovës nga strukturat kriminale ilegale të armatosura dhe për këtë policia e kosovës ka filluar hetimet”.
Ai po ashtu informoi se një pjesë e barrikadave janë larguar dhe po punojnë për mbar mbajtjen e procesit.
“Sipas informacioneve të fundit disa barrikada janë larguar dhe një pjesë e barrikadave të tjera kanë filluar të largohen. Bashkë me organet e rendit ne po punojmë në mbar mbajtjen e këtij procesi dhe do sigurohemi që gjithcka të shkoj në rregull”.
Ministri Sveçla së fundmi falënderoi partnerët ndërkombëtarë dhe partitë politike për bashkëpunimin.
“Më lejoni të falenderojë partnerët tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin e ngushtë, liderët e partive politike në vend për unitetin politik dhe policinë e kosovës për profesionalizmin e gatishmërinë për mbrojtjen e sovranitetit të vendit”. /Albanianpost.com