Superstrada Tiranë-Durrës, Rama: Drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes

Foto: Profimedia/ AFP/ Dursun Aydemir

Superstrada Tiranë-Durrës do të kthehet në një austostradë të kategorisë A, duke shtuar korsitë e lëvizjes për një lehtësim të ndjeshëm të trafikut.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet nga kantieri i superstradës Tiranë-Durrës, ndërsa tha se punimet janë drejt përfundimit për korsitë e reja të lëvizjes.

Rama po ashtu njoftoi se paralelisht ka nisur puna edhe për rindërtimin e korsive të vjetra.

Dhe në këtë drejtim, për të garantuar vijimin normal të punimeve, është realizuar devijimi i qarkullimit të mjeteve nëpërmjet zgjerimit të ri pranë mbikalimit të Kasharit, aksi rrugor që të çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. /Telegrafi/

Read Previous

Një stuhi e fortë godet Splitin

Read Next

Superkompjuteri ndryshon parashikimin e Kupës së Botës për Klube