Superliga e basketbollit kosovar starton sot me ndeshjen në mes të KB Peja dhe KB Vëllaznimi

Nga sot, nis elita kryesore e basketbollit në Kosovë, me kampionin në fuqi, Peja që do e filloj mbrojtjen e titullit ndaj skuadrës së Vëllaznimit.

Ndeshja do të zhvillohet në “Karagaç”, duke filluar nga ora 19:00.

Pejanët pas humbjes në finale të Superkupës ndaj Trepçës, do të synojnë fitoren ndaj ekipit gjakovar.

Ndërkohë, të shtunën Trepça do të ballafaqohet me Istogun dhe Sigal Prishtina me Ponte Prizrenin.

Të dielën, Golden Eagle Ylli ndeshet me Bashkimin, që është edhe ndeshja e fundit e xhiros së parë.

/klankosova/

Read Previous

Escobar dhe Hovenier: SHBA-ja s’e lejon një Asociacion si Republika Sërpska

Read Next

Jasharaj: Jemi kundër testimit me shkrim për mësimdhënësit