Super Liga Evropiane, vendimi i Gjykatës së BE pritet në mars

E gjithë vëmendja për Super League-n tashmë është te vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (BE). Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, vendimi nuk duhet të zgjasë.

Të martën e kaluar, në fakt, gjykata e Madridit la në fuqi apelimin, duke urdhëruar FIFA-n dhe UEFA-n që të “përmbahen nga miratimi i ndonjë dispozite apo veprimi kundër Super League-s dhe madje edhe nga nxjerrja e ndonjë deklarate e cila pengon direkt ose indirekt përgatitjen apo zhvillimin e Super League”.

Dhe gjithashtu ndalon “shpalljen apo kërcënimin e çdo mase disiplinore apo sanksionuese ndaj klubeve, drejtuesve dhe lojtarëve të klubeve pjesëmarrëse në përgatitjen për Super League”.

UEFA, megjithatë, më vonë shpjegoi se “ky vendim njeh rëndësinë parësore të procedurave në pritje të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) në Luksemburg. Procedurat kryesore përpara Gjykatës Ekonomike të Madridit janë pezulluar aktualisht në pritje të vendimit të GJED-së”.

Pritja, pra, është tani për të kuptuar se si do të shprehet Gjykata e Drejtësisë së BE-së. Vendimi, shpjegon “Gazzetta dello Sport”, duhet të arrijë në mars. /Albanianpost.com

Read Previous

Apple dhe Google përballen me presion për ta fshirë TikTok-un nga dyqanet

Read Next

ChatGPT mund të jetë aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori të përdoruesve