• 1 July, 2022

Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësim në NATO

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka nënshkruar të martën në mëngjes aplikimin për anëtarësim në NATO, duke u dhënë kështu fund dekadave të neutralitetit ushtarak të shtetit.

Lëvizja shënon një hap zyrtar nga Stokholmi drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA, raporton CNN.

Kjo lëvizje vjen në kohën kur Rusia po vazhdon luftën e saj në Ukrainë.

“Kjo është diçka e madhe, diçka serioze dhe duket sikur kemi arritur në përfundimin më të mirë për Suedinë. Nuk e dimë se sa do të marrë aplikimi ynë, mirëpo ne e kemi llogaritur se kjo mund të marrë deri në një vit. Këtë javë aplikimi ynë do të dorëzohet, bashkë me atë të Finlandës dhe pastaj do të procedohet në NATO”, ka thënë ministrja suedeze pas nënshkrimit të aplikimit.

Me këtë, ky vendi i jep fund neutralitetit ushtarak, neutralitet që mbante me dekada. /KosovaPress/

Read Previous

Grupi Wagner historia pa filtra e ish-komandantit të Putin

Read Next

127 nga lindja e shkrimtarit revolucionar Haki Stërmilli