Studenti i mjekësisë aksidentalisht i injekton shiringën e zbrazët gabimisht gruas, harron të fut lëngun e vaksinës anti-COVID

Ky është momenti kur një student i “lodhur” i mjekësisë në Meksikë, ia injekton shiringën 94-vjeçares duke harruar që në shiringë të fus edhe lëngun e vaksinës anti-COVID.

Videoja e këtij incidenti është bërë virale pas postimit në rrjetet sociale, ku zyrtarët shëndetësore në veriperëndim të vendit, janë vënë në kërkim të gruas së moshuar për t’u siguruar që ajo është vaksinuar ashtu si duhet.

Studenti i mjekësisë, identiteti i të cilit është fshehur nga autoritetet shëndetësore në Sonora të Meksikës, shihet duke i thënë gruas në gjuhën spanjolle, “do të ndjeni një pickim të lehtë, në rregull”.

Ai ndër tjera i thotë: “një, dy tre, pickim”, dhe vazhdon t’ia injektojë shiringën në kraharorin e majtë. “Përfundoi”, thotë para se të ndërpritet videoja.

Në anën tjetër, Sekretari i Shëndetësisë në Sonora, Jorge Tadeei, ka thënë për mediat lokale, se studenti që ishte vullnetar në sektorin e dhënies së vaksinat, nuk e kishte bërë me qëllim këtë veprim – duke injektuar shiringën e zbrazët.

Read Previous

Po i hedh vaksinat në mbeturina, por Izraeli porosit plot 36 milionë doza të tjera

Read Next

Pesëdhjetë deklarata të Agollit: Deputetët – në Kuvend grindavecë, në kafe mburravecë, në shtëpi përtacë!