Statistikat nxjerrin Francën kampione

Finalisti tjetër i Euro 2020 mendohet Belgjika

Franca parashikohet si favoriti kryesor për të fituar Kampionatin Europian. Sipas një analize të përpunuar nga një grup analistësh dhe të publikuar në faqja statistikore Opta përfaqësuesja e drejtuar nga Didier Deschamps ka 20.5% mundësi të fitoj trofeun.

Gjithçka mbështetet mbi rezultate të mëparshme apo statistika. Pas saj klasifikohet Belgjika me 15.7%, duke e parë të paktën si finaliste.

Podiumin e plotëson Spanja dhe pas saj është gjermania që kanë respektivisht 11.3% dhe 9.8% shanse të marrin këtë trofe.

Portugalia kampione në fuqi është e pesta në këtë renditje statistikore me 9.6% mundësi. Anglia është e nënta në këtë radhë, ndërsa sipas Opta më pak mundësi ka Maqedonia e Veriut, vetëm 0.2%./TvKlan.

Read Previous

Greqia akuzon Turqinë për “provokim”

Read Next

Nëse nuk e dini, ja ku po u themi se kafeina luan një rol shumë të rëndësishëm edhe tek flokët!