Stadiumet në të cilat do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve për 4 vitet e ardhshme

Komiteti ekzekutiv i shtëpisë së futbollit europian, UEFA, në mbledhjen që është mbajtur ditën e premte (16 Korrik 2021) u vendos që finalet e Ligës së Kampionëve për katër vitet e ardhshme të zhvillohen në këto stadiume:

Në vitin 2022, finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohen në stadiumin “The Krestovsky Stadium” , stadium i cili ndodhet në Shën Petresburg, të Rusisë.

“Stadiumi Olimpik Ataturk”, i cili ndodhet në Stamboll, do të jetë nikoqiri ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2023.

Ndërsa ndeshja finale e Ligës së Kampionëve në vitin 2024, do të luhet në “Wembley” të Londrës, stadium ky i cili ishte edhe nikoqir i finales së kampionatit evropian “Euro 2020”.

Viti 2025, do të jetë viti kur finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Mynih, në stadiumin “The Fussball Arena München” stadiumi i skuadrës së Bayern Munchen, stadium ky i cili njihet edhe si “Alianz Arena” .

Kujtojmë që finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2021 u zhvendos nga qyteti i Stambollit në qytetin e Portos, për shkak të pandemisë COVID19.

Read Previous

Biden fajëson median sociale për dezinformim për vaksinën antiCovid-19

Read Next

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët