Sporti olimpik i badmintonit ka nisur historinë edhe në Gjakovë

Sporti olimpik i badmintonit ka nisur historinë edhe në Kosovë. Dihet se tri vite më parë është themeluar federata e badmintonit dhe nga ajo kohë e deri më sot në vendin tonë janë krijuar edhe klube. Ky sport i veçantë ka ardhur edhe në qytetin e Gjakovës. Është klubi Vëllaznimi i cili ka më shumë se pesë muaj që është regjistruar dhe deri më tani pjesë e tij janë bërë më shumë se 30 të sportistë të rinjë.

Në garat republikane sportistët e këtij klubi kanë zënë dy vende të dyta ndërsa në garat individuale kanë zënë tri vende të para dhe një vend të 3-të kështu tha themeluesja e klubit, Shpresa Berisha Haxhiu.

Edhe pse e ngjashme me tenisin, por si çdo lojë tjetër sportive, badminton ka një numër të rregullave që zbatohen për ndeshjet profesionale. Dy ose katër atletë marrin pjesë në ndeshje. Loja shkon deri në 21 pikë, ose deri në një ndryshim prej dy pikësh. Fituesi është ai që fiton së pari dy ndeshje. Ky lloj i sportit luhet në mënyrat sigle, double, dhe double-mix.

Entuziastë që janë bërë pjesë e këtij klubi janë shprehur të rinjtë të cilët thanë se synimi i tyre është që në të ardhmen të bëhen sportistë të suksesshëm.

Ata ftojnë edhe bashkëmoshatarët e tyre që të bëhen pjesë e këtij klubi.

Badmintoni llogaritet si sporti më i shpejtë në botë sepse “topi-flutur” mund të arrijë shpejtësinë mbi 320 kilometra në orë.

Thelbi i këtij sporti është që të hedhë një kosh të veçantë mbi rrjetë me anë të goditjeve të raketave.

Rregullat e lojës përfshijnë qëndrimin fillestar, ekzekutimin e goditjeve dhe përcaktimin e pikëve.

Ky klub do të punojë në vazhdimësi në promovimin e këtij sporti të ri dhe angazhimin e sa më shumë talenteve të rinj në këtë sport.

Read Previous

Pasagjeri në aeroplan la një portofol me 45 mijë dollarë

Read Next

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj: Shërbimi ushtarak i detyrueshëm nuk është në plan për dy vitet e para të Qeverisë