Specializantët protestojnë: “Familja nuk mund të na financoj gjatë gjithë jetës”

Të gjithë specializantët e angazhuar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) me financim nga ministria e Shëndetësisë̈ dhe ata me vetë financim sot kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, protesta e tyre nisi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK). Ata përmes këtij marshi protestues po kërkojnë̈ që ata që janë me vetëfinancim të kthehen në të rregullt dhe të gjithëve tu paguhet kujdestaria sidomos gjatë vikendeve.

“20 vite u harruam mos na harroni edhe ju”, “familja nuk mund të na financoj gjatë gjithë jetës”, “na trajtoni me dinjitet”, “kryeministër ndaloni traditën e neglizhencës së mjekëve të rinj”, ishin disa nga mbishkrimet që mbanin në duar protestuesit të cilët i vendosen para Qeverisë së Kosovës dhe objektit të Kuvendit të Kosovës.

Read Previous

Mbretëria e Bashkuar cakton emisar për Ballkanin

Read Next

Sektori i energjisë në Kosovë kërkon mbështetje financiare të menjëhershme