Sot vijnë mbi 500 mijë vaksina Pfizer, donacion nga ShBA-ja

Kosova sot pranon një donacion prej mbi 500 mijë vaksina Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Drin Podrimçaku.

“Sot, Kosova pranon kontingjentin prej 515,970 doza të Pfizer, të premtuara nga Presidenti Biden përmes mekanizmit COVAX. Përherë mirënjohës ndaj miqve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Vaksinat janë mjeti ynë më i mirë për të shpëtuar jetë, për të mbrojtur ekonominë dhe mënyra jonë më e mirë për t’u kthyer te njerëzit, vendet dhe gjërat që duam. Për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të tjerët në vijën e parë të përballjes me pandeminë që janë vaksinuar: Faleminderit. Le të ndjekim të gjithë shembullin e tyre”, shkruan ai në Facebook.

/Telegrafi/

Read Previous

Mbi 200 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Read Next

Një tërmet me magnitudë 3.8 shkallësh të Rihterit ka goditur Kroacinë