Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
28 prilli shënon Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Në këtë ditë zakonisht mbahen aktivitete dhe fushata ndërgjegjësimi me qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në vendin e punës.
Sindikatat po ashtu përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave nga aksidentet dhe trajtimi jo i duhur në punë.
Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO, e cila promovuan krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve.
/KlanKosova/