Sot mbahet konferenca “Sulmi terrorist në Banjskë – implikimet rajonale e gjeopolitike”

Instituti “Octopus” sot (e mërkurë) mban konferencën “Sulmi terrorist në Banjskë – implikimet rajonale e gjeopolitike”.

Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të prezantohet studimi i radhës nga autorët Agim Musliu, drejtor i Institutit dhe hulumtuesit Arta Haxhixhemajli dhe Taulant Elshani.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe njohës të çështjeve të sigurisë nga vende të ndryshme.

Në mesin e panelistëve do të jenë edhe Ilir Kulla nga Shqipëria. Jasmin Mujanoviq nga ShBA-ja, Ivica Antiq nga Kroacia etj.

Konferenca do të nisë në ora 11:00. 

/KosovaPress/

Read Previous

“Ani, ndërrojani zotat, por të paktën pyetni këto bagëti njerëzore që quhen popull!”

Read Next

Policia e Kosovës sot bën pranimin e donacioneve me dronë