Sot i jepet lamtumira e fundit ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani

Ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanit do t’i jepet lamtumira e fundit.

E enjtja në Shqipëri është shpall “Ditë zie”.

Trupi i pajetë i Nishanit mbërriti në Shqipëri mbrëmjen e së martës.

Ditën e sotme ish-presidentit do t’i bëhen të gjitha nderimet në një ceremoni shtetërore.

Homazhet zyrtare për Nishanin nisin sot në orën 10:00 në Presidencë, sipas protokollit të shtetit.

Pas orës 12.00 kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Bujar Nishani, ka vdekur më 28 maj 2022 në moshën 56 vjeçare.

Ai ishte duke u trajtuar në një spital në Gjermani.

/KlanKosova/

Read Previous

Në Klinikën Emergjente 230 pacientë për 24 orë

Read Next

“Gratë e dhunuara të Kosovës”, një nga prioritetet e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB