Sonte në “Air Albania” meçi mes Florian Markut dhe Miguel Parra Ramirez

Florian Marku during todays Media Day 22 September 2021 Picture By Ian Walton Matchroom Boxing

Sonte do të zhvillohet meçi mes bokserit shqiptar, Florian Marku, dhe atij meksikan, Miguel Parra Ramirez.

Marku, i cili njihet me nofkën “Mbreti Shqiptar”, ka shansin për të marrë edhe një titull di kampion botëror.

Ende i pamposhtur, 29-vjeçari do të luftojë në kryeqytetin e vendlindjes së tij, Shqipërinë, për titullin WBC Silver Interim në peshën e lehtë.

Për meksikanin Ramires kjo është lufta e dytë jashtë Meksikës, ndërsa Marku bën një kthim në shtëpi.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00.

Dyshja takohen në stadiumin “Air Albania”, me kapacitet prej 20,000 ulësesh, ku të gjitha biletat janë shitur.

/Klankosova.tv/

Read Previous

​Jasharaj: Sa do të zgjasë greva, varet nga Qeveria

Read Next

Gjykata refuzon kërkesën e mbrojtjes për riklasifikimin e materialit dëshmues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së