Skandal në Norvegji, portieri kapet duke zvogëluar golin para ndeshjes

Ka pasur një zhurmë të madhe në Ligën e Parë të Norvegjisë, pasi një portier e ka bërë më të vogël golin gjatë ndeshjeve si vendas.

Portieri islandez Patrik Gunnarsson, në të kaluarën ish-portier i Brentfordit, është kapur duke lëvizur portën e tij para fillimit të ndeshjes.

Duke luajtur për Viking FK në stadiumin “SR-Bank Arena”, Gunnarsson ka zhvendosur shtyllat në dy ndeshjet e fundit si vendas kundër Jerv dhe HamKam në Eliteserien, respektivisht në Ligën e Norvegjisë.

Ai e ka bërë këtë vetëm pasi ndihmës-gjyqtari ka përfunduar kontrollin e detyrueshëm të golave, ndërsa gjyqtari zyrtarë ishte plotësisht i pavetëdijshëm për veprimet e tij.

Dimensionet standarde të kërkuara për golat në ndeshjet profesioniste janë 7 metra e 32 centimetra, por gazeta norvegjeze “Aftenbladet” ka kuptuar se Gunnarsson po i jep skuadrës së tij një avantazh të padrejtë duke e bërë golin 15-20 centimetra më të vogël.

Ata kanë postuar edhe pamjet e veprimeve të tij, të cilat tani po shkaktojnë një bujë të madhe nëpër media. /KosovaPress/

Read Previous

15 minutat e tmerrit për Mbretëreshën, avioni mbetet në ajër për shkak të motit të keq

Read Next

Gjatë gjithë javës parashihet temperaturë mbi 30°C