Ministria e Shëndetësisë jep katër këshilla për t’u mbrojtur nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë katër këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga coronavirusi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, të testohen nëse kanë simptoma, të flasin me mjekun për trajtimin sapo të rezultojnë pozitiv si dhe të bartin maskën mbrojtëse në mjedise publike të mbyllura, ku ka shumë njerëz.

Ndryshe, numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur dukshëm ditëve të fundit. Vetëm në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë janë regjistruar 1.480 raste pozitive. /Telegrafi/

May be an image of text

Read Previous

Iran/ 53 persona humbin jetën si pasojë e vërshimeve

Read Next

Gjermania shqyrton kthimin te energjia bërthamore