Shumë qytetarë marrin pjesë në Konsultimin Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025

Ditën e sotme është mbajtur Konsultim Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025, ku morrën pjesë qytetarë e anëtarë të shoqërisë civile. Të pranishëm ishin Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arbënesha Kuqi dhe Drejtori për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj. Ky I fundit shpalosi para qytetarëve detaje të Kornizës Afatmesme Buxhetore2023-2025 si dhe kufinjtë buxhetor sipas drejtorive për vitin e ardhshëm, duke thënë që komuna po vazhdon  të ketë rritje të të hyrave buxhetore.

Kryetarë të bashkësive lokale e përfaqësues të organizatave paraqitën kërkesat e sugjerimet e tyre ku përvec qështjeve të asfaltimit të rrugëve e kanalizimeve u kërkua ndërhyrje edhe në disa sfera të tjera.

Disa prej pyetjeve edhe morrën përgjigje nga drejtori Halilaj, kurse për të tjerat u kërkua që qytetarët të drejtohen në drejtoritë përkatëse. Ky dokument për të cilin u diskutua sot i paraprin buxhetit të komunës për vitin fiskal 2023.

Read Previous

Konjufca: Shpresojmë që në takimin e radhës presidenti i Francës të fus në agjendë çështjen e vizave

Read Next

Ademi: FFK është e gatshme të nis punën në rritjen e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”