ShSKUK: Rritet numri i operacioneve neurokirurgjike, 282 për gjashtë muaj

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se është rritur numri i operacioneve neurokirurgjike.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se 282 operacione janë kryer për gjashtë muaj.

“Është rritur numri i operacioneve në kuadër të Klinikës së Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës.Bazuar në raportin zyrtar të operacioneve për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, vërehet rritje e numrit të operacioneve. Sipas po të njëjtit raport, për gjashtë muaj të parë të vitit 2022, janë kryer 282 operacione të ndryshme neurokirurgjike,  40 më shumë se në gjashtë muajt e vitit 2021”, thuhet tutje në njoftim.

/Klankosova.tv/

Read Previous

​Kurti për paralajmërimet e Serbisë për tërheqje nga dialogu: Dikush në Bruksel mund të jetë trembur

Read Next

​17 oficerë i shtohen radhëve të FSK-së