Shqiptarja bashkë me djalin ikin nga Ukraina, kosovari u bën konak në Gjermani

Si shpesh herë, shqiptarët nuk hezitojnë të ndihmojnë njëri-tjetrin në raste të vështira. Shqiptarja Neli Supur nga Ukraina, së bashku me djalin e saj te vogël u zgjuan nga zhurmat e raketave para tre ditësh dhe zgjodhi të largohej nga vendi ndërsa burri i saj shkoi në luftë.

Sheip Pacolli është shqiptar i Kosovës i cili së bashku me familjen jeton në Gjermani, pasi dëgjoi thirrjen e Nelit shkoi në kufirin e Ukrainës me Poloninë për të marrë Nelin dhe Ervinin e vogël.

Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli bën me dije se është takuar me Nelin dhe Ervinin.

“Më në fund u takuam me Nellin dhe Familje. Nelli është e lodhur pak por tasht është mirë edhe djali Ervini vogël është shumë mirë dhe në duar të sigurta.

Mos e kontaktoni Nellin sepse telefoni si bën, as interneti.

Tani u nisëm nga Medyka Poloni dhe po vazhdojmë për Gjermani”, shkroi ai.

Neli ka veç një lutje, të marrë fund kjo lufte dhe biri i saj të ketë mundësinë të përqafojë të atin.

/TCH/

Read Previous

Ukrainasit i zënë rob lufte rreth 200 ushtarë rusë

Read Next

​Kurti dhe Qeriqi diskutojnë për rritjen e mirëqenies së invalidëve të luftës